Bayerni heq dorë nga transferimi i Nicolas Jackson
Sipas raportimeve nga “Fichajes.net”, Bayern Munich nuk do ta ushtrojë opsionin e blerjes për sulmuesin Nicolas Jackson, i cili është huazuar nga Chelsea.
Senegalezi kishte mbërritur në Mynih si një përforcim premtues për sulmin, por drejtuesit e klubit janë zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe nuk e konsiderojnë më pjesë të planit afatgjatë.
Klauzola e blerjes ishte rreth 65 milionë euro, me kusht që lojtari të ishte titullar në të paktën 40 ndeshje, diçka që nuk pritet të ndodhë.
Jackson do të rikthehet në Londër pas përfundimit të huazimit, ndërsa Chelsea duhet të vendosë nëse do ta mbajë në skuadër apo do ta huazojë sërish për sezonin e ardhshëm.
Ky vendim e vendos Bayern-in në kërkim të një sulmuesi të ri të ri për projektin e tyre të ardhshëm.



