Bayerni insiston për Fisnik Asllanin

18 nëntor 2025 | 11:21

Interesimi i Bayern Munchenit për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani po bëhet gjithnjë e më konkret, pasi bisedimet e para mes palëve tashmë janë zhvilluar.

Në proces janë përfshirë drejtuesit Max Eberl dhe Christoph Freund pasi bavarezët janë mjaft të impresionuar nga zhvillimi i sulmuesit kosovar.

Asllani 23 vjeç, po kalon një sezon fantastik me Hofenheimin dhe do të largohet në verë falë një klauzole lirimi të përfshirë në kontratën e tij.

Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, por Bayerni shihet si destinacioni më i interesuar dhe më konkret deri tani.

Sulmuesi aktualisht në grumbullim me Kosovën, ku edhe po shkëlqen me fanellën e “Dardanëve”.

Asllani po kërkohet edhe nga Barcelona, Chelsea, Tottenhami e disa skuadra tjera angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premtim Rizvanolli B.I. nga Gjakova shpall të pavlefshme certifikatën e…