
Bayerni joshë Williamsin
Bayern Muncheni nuk heq dorë nga Nico Williams. Klubi gjerman është i gatshëm t’i ofrojë Nico Williamsit 12 milionë euro në sezon, plus dy të tjera në formë bonusesh.
E përditshmja spanjolle “Marca” zbulon se drejtuesit e Bayernit janë të vetëdijshëm që dëshira e lojtarit është të transferohet te Barcelona, por klubi gjerman është i vetëdijshëm për problemet financiare që kanë blaugranat.
Nico ka një klauzolë largimi prej 62 milionë eurosh, por kjo shumë është e vlefshme brenda datës 9 korrik. Barcelona është në garë me kohën për të gjetur këtë shumë, në mënyrë që Williamsi të lirohet nga Athletic Bilbao.
Në këtë pikë edhe vetë lojtari është pak skeptik pasi nuk dëshiron të përsëritet e njëjta histori si me Dani Olmon, pra edhe Williamsi kërkon të kuptojë fillimisht nëse Barcelona mund ta regjistrojë pasi ta ketë blerë kartonin e tij. Bayernit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të presë se çfarë do të ndodhë. Në çdo rast është gati ta paguajë klubin spanjoll dhe lojtarin.