Bayerni me pesë ‘yje’ ndaj Plzenit
04 tetor 2022
| 20:48
Bayern Munchen nuk diskutoi aspak Victoria Plzen, teksa triumfoi 5-0 në “Allianz Arena”, në një sfidë totalisht të dominuar (Champions League).
Një goditje me të majtën e Sane shkund rrjetën e mbrojtur nga Tvrdon, në minutën e gjashtë.
Një aksion perfekt do finalizohej nga Gnabry, në minutën e 13-të.
7 minuta më pas, Mane shfrytëzon shpejtësinë e tij dhe rrëmben një top, për të 3-fishuar shifrat. Pjesa e dytë do fillonte aty ku përfundoi e para. Sane dhe Chupo Moting “tundën rrjetën” brenda 15 minutave të para.
Ekipi i Nagelsmann kryeson grupin me 9 pikë dhe duket në rrugën e mbarë për kualifikimin. Plzen është e fundit.



