Bayerni merr tri pikë ndaj Herthas

05 shkurt 2021 | 22:19

Bayerni vijon e qetë rrugëtimin drejt titullit kampion në Bundesligë. Skuadra e Flick fitoi 1-0 në transfertën ndaj Hertha Berlin, teksa tashmë e sheh veten në vendin e parë me 48 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Leipzig.

Sane fitoi një penallti që në minutën e 11-të, por nga pika e bardhë portieri Jarstein do të korrigjonte gabimin e tij duke ndalur me një pritje spektakolare Lewandowskin.

10 minuta më pas do të vinte dhe goli i vetëm i ndeshjes i shënuar nga Coeman, i cili në fakt u ndihmua edhe nga një devijim. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të Herthas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Saraçini do ta udhëheq edhe për një mandat katërvjeçar…