Bayerni mposhti Barceloën, Liverpooli shijon fitoren në Ligën e Kampionëve

13 shtator 2022 | 23:02

Ndeshjet e xhiros së dytë të grupeve të Ligës së Kampionëve mbajtën të gozhduar teleshikuesit para ekranit. Bayern Munchen mori një fitore me vlerë në shtëpi ndaj Barcelonës, në takimin që përfundoi me shifrat 2-0.

Rasti më i mirë i fraksionit të parë do ishte i Robert Lewandowskit të katalanasve, me polakun që në sfidën më emocionuese ndoshta të karrierës, gabon nga fare pranë zonës, në minutën e 17-të. Sapo nis e dyta, ekipi i Nagelsman realizon 2 gola me Hernandez dhe Sane.

Kampionët e Gjermanisë menaxhuan në mënyrë fantastike rezultatin, duke marrë kështu 3 pikë.

Liverpool ka mposhtur 2-1 Ajax. Një goditje brenda zonës nga i zakonshmi Salah shkoi në rrjetë, me Anfield që u tërbua në festë. Gëzimi zgjati deri në minutën e 27-të, kur një e majtë e Kudus gjen trekëndëshin. Pothuajse në të 90-tën, Matip “tund rrjetën”.

Në fund të fundit ata që gëzojnë janë tifozët vendas, që kishin mbushur plot e përplot stadiumin Anfield me tifozë. Fitorja e parë në Champions për ekipin e Klopp, që tashmë mund të marrë frymë lirshëm. Në ndeshjet e tjera, Leverkusen shokoi Atletico Madrid, duke e mundur 2-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Ylli Hoxha ka thënë se Qeveria ka bërë tri…