Bayerni mposhti Dortmundin dhe feston titullin e 10-të radhazi

23 prill 2022 | 20:50

Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Borussia Dortmund, teksa i mposhti këta të fundit me shifrat 3-1.

Një triumf që i jep skuadrës bavareze titullin e 10-të rresht në Bundesligë, pikërisht para tifozëve të tyre në “Allianz Arena”, duke treguar edhe një herë se dominimi në kampionatin gjerman është i tyre.

Skuadra e drejtuar nga Nagelsmann triumfoi 3-1 në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët, duke shkuar në kuotën e 75 pikëve, 12 më shumë se verdhezinjtë, kur kanë mbetur vetëm tri javë për t’u zhvilluar deri në përfundim të kampionatit.

Gnabry në minutën e 15-të gjeti golin e avantazhit, ndërsa i zakonshmi Robert Lewandowski do të dyfishonte shifrat, teksa Emre Cam thjeshtë do të ngushtonte rezultatin pasi goli i shënuar nga Musiala do ta bënte të pavlefshëm realizimin e skuadrës mike.

Më herët fitore kishte arritur edhe Bayern Leverkusen përballë Greuther Furth 4-1. Me këtë fitore Leverkusen rikthehet në vendin e 3-të në kampionat. Leipzig surprizohet nga Union Berlini, teksa u mposhtën në shtëpinë e tyre me shifrat 1-2, kurse Koln mposhti 3-1 Arminia Bielefeld dhe mban veten në garë për kupat e Europës.

Në barazim u mbyllën dy sfidat e tjera mes Borussia M’Gladbach dhe Freiburg që nuk shkuan më shumë se barazimi 3-3 mes tyre, ndërsa nga një pikë morën edhe  Eintracht Frankfurt-Hoffenheim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari nga Gjakova, Musa Kurhasku ka falënderuar stafin mjekësor të…