Bayerni mposhti Herthan dhe rikthehet në krye të tabelës

30 prill 2023 | 18:02

Bayern Muichu ka fituar 2-0 ndaj Hertha Berlinit në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga. Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse Bavarezët e kishin iniciativën që nga fillimi e deri në fund.

45 minutat e dytë shfaqën një lojë më intensive nga kampioni në fuqi, me ç’rast edhe u shënuan dy gola.

Goli i parë u realizua nga Sergey Gnabry në minutën e 69-të, kur u asistua prej Joshua Kimmich.

Për 2-0 u përkujdes Kingsley Coman, pas dhjetë minutash nga i pari, ndërsa Kimmich e realizoi asistimin e dytë personal dhe të dytin për Bayernin.

Pas kësaj fitoreje, “Bavarezët” janë rikthyer në krye të tabelës me 62 pikë, një më shumë se Dortmundi që është në të dytin, gjersa në xhiron e 31-të do të takohen me Werder Bremenin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tjetër video, përmes së cilës…