Bayerni mposhti Schalken

24 janar 2021 | 17:30

Bayern Munich merr arratinë në Bundesligë.

Skuadra e Flick ka shfrytëzuar më së miri ndalesën e ndjekësve duke fituar 4-0 ndaj Schalkes, teksa tashmë e sheh veten +7 nga vendi i dytë që mbahet nga Leipzig. Një avantazh i rëndësishëm, që me siguri që do të jetë vendimtar për fatin e këtij sezoni.

Në minutën e 33-të, Kimmich jep një asist perfekt për Thomas Muller, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar me kokë.

Bavarezët administruan mjaft mirë rezultatin në fillimin e fraksionit të dytë. Kimmich shërbeu një tjetër pasim magjik për Lewandowskin, i cili u ngatërrua fillimisht, por më pas arriti që të realizonte.

Në minutat e fundit, ekipi i Flick do të shënonte dy gola të tjerë me Muller dhe Alaba-n. Bayerni duket se po shkon drejt një tjetër titulli kampion në Gjermani, pasi ekipet ndjekëse nuk po arrijnë të ruajnë ritmin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka deklaruar se…