Bayerni: Musiala do mungojë disa muaj  

08 korrik 2025 | 10:59

Jamal Musiala është operuar me sukses pas e ka thyer këmben dhe e përndrydhur kyçin. Klubi i Bayern Munchen ka reaguar duke bërë me dije se mesfushori me tipare sulmues do të mungojë për disa muaj.

“Jamal Musiala i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale. Ai do të nis menjëherë fazën e rehabilitim që këtë të martë. Jamal nuk do të jetë i disponueshëm për ekipin për disa muaj”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Sipas mediave gjermane, Musiala pritet të mungojë afro 4-5 muaj. Lëndimi i tij vijon të bëjë shumë zhurmë në media, ku protagonistë të ndryshëm janë përfshirë në një diskutim të fortë në lidhje me ndërhyrjen e Donnarummas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë një apel për kujdes në…