Bayerni në bisedime me Rudigerin

23 shtator 2021 | 11:53

Kampionia e Gjermanisë, Bayern Munchen ka filluar bisedimet me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger.

Bayerni i bashkohet Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit në garë për përfaqësuesin e Kombëtares së Gjermanisë.

Kontrata e Rudigerit me Chelsean skadon verën e ardhshme dhe mbrojtësi nuk ka shfaqur ndonjë sinjal se dëshiron të nënshkruajë kontratë të re në “Stamford Bridge”. Prandaj, sipas Goal, Bayerni është duke e vëzhguar nga afër situatën e tij në Londër. Drejtuesit e Bayernit i kanë nisur bisedimet me menaxherin dhe vëllain e Rudigerit, Sahr Senesie. Julian Nagelsmann e sheh 28-vjeçarin si zëvendësues të duhur për Niklas Sule, nëse ky i fundit vendos të largohet nga “Allianz Stadium” në verë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shkollë vajzash në Pakistanin veriperëndimor është sulmuar me bombë,…