Bayerni përmirëson ofertën për Luis Diaz

25 korrik 2025 | 16:50

Bayerni i Mynihut i ka nisur para pak çastesh një tjetër ofertë ekipit të Liverpoolit për Luis Diaz.

Mediat gjermane dhe ato angleze bëjnë me dije se oferta e përmirësuar është 67.5 milionë euro.

Sipas burimeve të ndryshme, Liverpooli, tashmë në dijeni të dëshirës së lojtarit për t’u transferuar në Bavari, nuk e ka refuzuar dhe është në bisedime me drejtuesit e Bayernit.

Siç dihet klubi gjerman kishte vendosur Luis Diaz në krye të listës së përforcimeve të merkatos verore, por duke cilësuar faktin se nuk ishte i gatshëm që të paguante çdo çmim për kolumbianin për të cilin është gati të ofrojë maksimumi 70 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë…