Bayerni planifikon transferimin e tre futbollistëve

14 maj 2025 | 13:22

Bayern Munchen po përgatitet për një verë të madhe në afatin kalimtar, me një buxhet rreth 180 milionë euro. Klubi ka identifikuar tre objektiva kryesorë: Jonathan Tah, Florian Wirtz dhe Pedro Porro.

Trajneri i ri, Vincent Kompany, synon të forcojë të gjitha repartet për të rikthyer dominimin në Bundesligë dhe të jetë konkurrues serioz në Evropë. Jonathan Tah shihet si zëvendësues ideal për Eric Dier. Florian Wirtz është dëshira kryesore.

Për talentin e Leverkusenit, Bayerni është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Pedro Porro i Tottenhamit është objektivi tjetër. Anglezët kërkojnë 60 milionë euro, por Bayerni është i gatshëm të negociojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinovimi i Lamine Yamal me Barcelonën është çështje kohe. Drejtori…