Bayerni refuzon ofertën e parë të Unitedit për Pavardin

13 gusht 2023 | 16:18

Manchester United ka pasur një ofertë hapëse për Benjamin Pavard të refuzuar nga Bayern Munich, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano.

Eksperti i transferimeve zbuloi se “Djajtë e Kuq” nuk do të ndalen dhe do të rikthehen me një ofertë të përmirësuar.

Fabrizio Romano raportoi: “Bayern refuzoi ofertën e parë të United për Benjamin Pavard, siç u raportua të shtunën”.

“Por, Man United mbetet atje pasi Benji Pavard dëshiron kalimin. Ai nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re me Bayernin dhe insiston të largohet”.

United është në bisedime për transferimin e mbrojtësit francez, i cili ka disa kohë që është i shqetësuar me pozitën e tij te Bavarezët.

Me Harry Maguire afër kalimit te West Ham, Erik ten Hag po kërkon të forcojë vijën defanzive dhe Pavard është një nga lojtarët në listën e ngushtë me katër lojtarë që përfshin gjithashtu Marc Guehi të Crystal Palace, Jean-Clair Todibo të Nice dhe Edmond Tapsoba të Bayer Leverkusen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë ditëve të fundit janë shtuar aksidentet në komunikacion,…