
Bayerni rinovon kontratën me trajnerin Kompany
Trajneri Vincent Kompany e ka rinovuar kontratën edhe për dy vjet me Bayern Munchenin, ka njoftuar ekipi gjerman të martën.
Me rinovimin e kontratës, Kompany do të jetë në krye të Bayernit deri në qershorin e vitit 2029.
Kompany mori drejtimin e Bayernit vitin e shkuar dhe në sezonin e tij të parë në Gjermani, e fitoi titullin e kampionit të Bundesligës.
39-vjeçari është shprehur tejet i lumtur dhe i nderuar që ka vazhduar kontratën me skuadrën bavareze.
Ai gjithashtu ka falënderuar drejtuesit e klubit për besimin e dhënën, si dhe ka shtuar se synimi i tij është që edhe këtë sezon ta mbyll me trofe.
Drejtuesit e Bayernit, gjithashtu janë ndarë të kënaqur me punën dhe rezultatet e deritashme të trajnerit belg, arsye këto për t’ia rinovuar kontratën që i skadonte në vitin 2027.