
Bayerni rrezikon ta humbas edhe Comanin
19 shkurt 2021
| 15:06
Pas David Alaba, i cili zyrtarizoi largimin nga Bayern Munchen në fund të sezonit, klubi “bavarez” rrezikon të humbasë edhe Kingsley Coman, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit të vitit 2023.
Anësori francez është synim i Manchester United. Sipas mediave gjermane, “djajtë e kuq” për të joshur sulmuesin francez të transferohet në “Old Trafford” i kanë ofruar një page që kap shifrën e 15 milionë Eurove në sezon.