Bayerni shkatërroi Schalken

25 janar 2020 | 20:50

Bayern Munich e ka shfrytëzuar mjaft mirë humbjen e RB Leipzig, duke demoluar Schalken 5:0 dhe duke ngushtuar diferencën në -1 pikë.

Bavarezët e nisën frikshëm takimin, duke shënuar përmes Rober Lewandowskit (6′).  Thomas Muller dyfishoi rezultatin në fund të pjesës së parë.

Vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë në gjysmën e dytë, nëpërmjet Leon Goretzka (50′),  Thiago Alcantara (58′) dhe Sergi Gnabry (90′).

Skuadra e Flick tashmë ngjitet në pozitën e dytë me 39 pikë, një më pak se lideri Lepizig. Schalke vazhdon të mbetet në pozitën e pestë me 33 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një doktor në vendin e origjinës së koronavirusit, Wuhan ka…