
Bayerni shpreh interesim për Manen
10 maj 2022
| 12:35
Bayern Munchen po rrezikon të humbas shërbimet e yjeve Lewandowski dhe Gnabry, por drejtuesit e klubit e kanë vënë në shënjestër yllin e Liverpoolit, Sadio Mane.
“Sky Sports Germany” raporton se drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidziq, është takuar të dielën e kaluar me Ramy Abbas Issa, menaxherin e Sadio Manesë. Kampionët e Bundesligës e kanë në krye të listës sulmuesin e Liverpoolit.
Negociatat pritet të fillojnë pasi Liverpooli të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj.