Bayerni synon transferimin e Martinellit

24 qershor 2025 | 12:27

Bayern Munchen synon të përforcojë krahun e majtë të sulmit për sezonin e ardhshëm. Gjiganti bavarez e ka vendosur Gabriel Martinellin si një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës.

Martinelli ka ngjallur interesin e Bayernit pas largimit të Leroy Sane si lojtar i lirë. Sulmuesi i Arsenalit, megjithëse vazhdon të jetë i rëndësishëm për Artetën, ka pasur një sezon më pak të shkëlqyer. Bayerni sheh te Martinelli një profil që përputhet me projektin: i ri, i shpejtë dhe me aftësi në driblim.

Arsenali nuk e ka përjashtuar mundësinë e shitjes, por gjithçka do të varet nga oferta dhe dëshira e lojtarit. Bayerni ka nisur kontaktet dhe pritet të përshpejtojë negociatat në javët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve…