
Bayerni synon transferimin e yllit të Dortmundit
10 maj 2021
| 17:02
Sipas gazetave gjermane, Bayern Munchen është afër një transferimi të sulmuesit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
Verdhezinjtë refuzuan një ofertë prej 100 milionë eurosh të Manchester United verën e kaluar, por si duket “bavarezët” kanë avancuar në tratativa dhe këtë verë mund të ketë një transferim të sulmuesit anglez drejt “bavarezëve”.
Operacioni mund të mbyllet për shifrën e 80 milionë eurove duke përfshirë dhe bonuse. Sancho shihet si një talentet më me shumë potencial në futboll dhe për Bayernin do të ishte një goditje e madhe afrimi i sulmuesit 21-vjeçar.