Bazës nëntokësore në Teheran i del tymi, Irani mesazh Trumpit: Izraeli të ndalojë

16 qershor 2025 | 18:23

Irani i ka kërkuar Donald Trumpit nëpërmjet ndërmjetësve që të ushtrojë presion mbi Izraelin që të bjerë dakord për një armëpushim me Teheranin, raporton Reuters.

Agjencia e lajmeve citoi dy burime iraniane dhe tre burime rajonale të cilat thanë se Irani i kishte kërkuar Omanit, Katarit dhe Arabisë Saudite t’ia bënin kërkesën presidentit amerikan.

Irani është i gatshëm të jetë fleksibël në bisedimet bërthamore nëse arrihet një armëpushim, tha një nga burimet iraniane.

Zhvillimi vjen pasi burime i thanë The Ëall Street Journal se Irani ka sinjalizuar se do të ishte i hapur për t’u rikthyer në tryezën e negociatave nëse SHBA-të nuk bashkohen në sulme.

Vetëm pak çaste më parë, Izraeli raportohet se ka goditur një bazë të rëndësishme ushtarake në periferi të Teheranit, që ndodhej e fshehur në tunele të nëndheshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Pejës e Deçanit,…