BBC: Trumpi përballë zgjedhjes së vështirë pas dështimit të bisedimeve, ta rrisë presionin apo negociojë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përballet me një zgjedhje të vështirë mes përshkallëzimit të presionit ndaj Iranit dhe vazhdimit të negociatave, pasi një raund i rëndësishëm bisedimesh në Pakistan nuk arriti të prodhojë marrëveshje.
Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, e përshkroi situatën si “lajm të mirë dhe lajm të keq”: pozitiv ishte fakti që u zhvilluan diskutime thelbësore, ndërsa negative mbetet mungesa e një marrëveshjeje konkrete. Sipas tij, kjo përbën një zhvillim të pafavorshëm për Iranin.
Ky takim i gjatë mes palëve u konsiderua i rëndësishëm dhe befasues. Por, nuk ishte begasuese që s’pati marrëveshje, duke pasur parasysh historinë e tensionuar mes dy vendeve.
BBC shkruan se amerikanët shkuan në Pakistan me pikëpamjen se Irani e ka pësuar keq në këtë luftë dhe se kompromisi i shpejt ishte i mundur.
“Ata zgodhën që të mos i pranojnë kushtet tona” tha Vance. Por, Irani po ashtu i ka vijat e veta të kuqe. Negociatave u është qasur me besimin se ka një dorë të fortë në proces. Sipas, BBC pavarësisht dëmeve që i janë bërë ushtrisë, Teherani është ende i aftë dhe me vullnet për luftë. Po ashtu ende ka hise të rëndësishme në Ngushticën e Hormuzit.
Marrëveshja e mëparshme bërthamore, Joint Comprehensive Plan of Action, u arrit vetëm pas rreth 18 muajsh negociatash intensive, të shoqëruara me ndërprerje dhe rifillime të shpeshta.
Në këtë kontekst, sipas BBC, Trump tani përballet me dilemën: ta rrisë presionin apo të negociojë.



