BDI-ja kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë në Maqedoninë e Veriut: Kosova nuk është ‘Metohi’

09 dhjetor 2025 | 15:05

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025.

Përmes një komunikate për medie, BDI-ja ka bërë me dije se ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës.

BDI-ja ka kërkuar urgjentisht të tërhiqet libri nga përdorimi, të rishikohet dhe të korrigjohet përmbajtja sipas standardeve shkencore dhe të politikës shtetërore, të përcaktohet përgjegjësia institucionale dhe politike për këtë libër të botuar në 2025 dhe të garantohet neutraliteti akademik në të gjitha tekstet e ardhshme shkollore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, mund të largohet nga Anfield…