
BDI-ja reagon pasi Artan Grubi u vendos në ‘listën e zezë’: Respektojmë vendimin e DASh-it
10 dhjetor 2024
| 11:43
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI ka dalë me reagim, pasi Artan Grubi dje u vendos në “listën e zezë” nga ShBA-ja.
Nga BDI në një reagim të shkurtër për media ka bërë me dije se respektojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit (BDI) dhe se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim.
“Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të ShBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, është thënë në reagimin e BDI-së.
Ndryshe, dje Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti janë shpallur “non-grata” nga ShBA-ja për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor.