BDI – PARTI POLITIKE SHQIPTARE ME ORIENTIM TË QARTË EUROATLANTIK

06 qershor 12:34

Ismet Sylejmani

Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan me shtrirjen dhe ndikimin e saj kudo nëpër botë, kurrë deri më sot, nuk ka pasur parti politike shqiptare me orientim më të qartë politik e strategjik euroatlantik!

BDI e liderit të saj karizmatik Ali Ahmeti, është e vetmja deri më sot, që ka pasur dhe premton me vendosmëri, se do të ketë kurs koheziv të ecjes së sajë me hap të vendosur e gjithëpërfshirës në rrugë të sigurtë te fitoreve euroatlantike!

BDI është parti me dy nëna, është parti e popullit dhe e UÇK-së!

Parti që ka lindur nga populli shqiptar!

Parti që ka lindur nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare!

BDI, themelues të sajë, në ballë të sajë, në udhëheqje të sajë, e ka birin më besnik të popullit shqiptar, e ka themeluesin e Kryekomandantin UÇK-së, e ka shqiptarin legjendarë, e ka politikanin euroatlantik, të famshmin e paarritshëm, Udhëheqësin modern të popullit shqiptar Ali Ahmetin!

Me partinë politike shqiptare BDI dhe me Ali Ahmetin e BDI-së, është e do të jetë e lumtur Nana Shqiperi, Kosova heroike, Lugina e Presheves, aleatët tanë në përgjithësi dhe SHBA në veçanti!

Më 19 vjet BDI kanë ndodhur ndryshime të mëdha në Maqedoninë e Veriut!

Jetë të gjatë, me fitore të reja e me suksese të mëdha BDI-së!
Jetë të lumtur e mirëqenie të shëndetshme popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Jetë të gjatë e të lumtur, shëndet e suksese Udhëheqësit të popullit shqiptar e të BDI-së Ali Ahmeti!
Lavdi gjakut të derdhur për liri e barazi!
Lavdi e perjetshme UÇK-së!
Urime!
Gëzuar!

Prishtinë, 6 Qershor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Erjona Sulejmani dhe futbollisti i njohur, Blerim Xhemaili, dhanë…