BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

02 shtator 2025 | 10:24

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka theksuar se VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese.

“Fillimisht u zotuan se kjo do të bëhej para formimit të Qeverisë. Më pas thanë brenda 100 ditëve. Pastaj brenda tre muajve. Në fund, brenda gjashtë muajve. Sot, pas një viti, shqiptarët dëgjojnë vetëm justifikime nga Izet Mexhiti dhe shokët e tij se “koha nuk ka mjaftuar””, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas BDI-së, e vërteta është e thjeshtë: “nuk kanë as vizion, as guxim, as vullnet politik. Në vend të ndryshimeve kushtetuese dhe integrimit evropian, VLEN ka hapur derën për ndikime të rrezikshme nga Beogradi dhe Moska, duke minuar Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, duke e zbehur pozitën e shqiptarëve dhe duke e vonuar të ardhmen evropiane të vendit”.

“Ky pushtet është shndërruar në simbol të dështimeve dhe skandaleve të përditshme. Mashtrimet elektorale janë bërë norma e tyre e vetme e qeverisjes:
• Premtuan 2500 vende pune – qytetarët morën zhgënjim. • Premtuan mbështetje financiare për të rinjtë – qytetarët morën zero. • Premtuan projekte kombëtare –sollën Ivan Stoillkoviqin si l zëvendëkryeministër për implementin të Marrëveshjes së Ohrit. • Premtuan ndryshime kushtetuese dhe rrugë drejt BE-së – sollën partneritete me politikanë që propagandojnë “Botën Serbe”, ka theksuar BDI.

“Siç e ka theksuar ish-ministri i Jashtëm Bujar Osmani, shmangia e debatit për BE-në dhe refuzimi i mekanizmave të monitorimit nuk janë rastësi, janë strategji për të fshehur korrupsionin dhe dështimet e kësaj qeverie dhe për të penguar barazinë e shqiptarëve”.

“VLEN është dëshmuar si mashtrim politik dhe turp kombëtar që po e izolon vendin dhe po i përjashton shqiptarët nga proceset vendimmarrëse. Tetori do të jetë momenti kur qytetarët do të thonë “mjaft” mashtrimeve, dështimeve dhe shërbimeve të verbra ndaj interesave të huaja. Qytetarët meritojnë përfaqësim dinjitoz dhe vizion të qartë europian, jo premtime boshe dhe arsyetime qesharake. Ata do të manifestojnë vullnetin e tyre në referendumin popullor të tetorit. Askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë politike dhe juridike”, ka theksuar BDI-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova ishte protagonist i ditës dje për shkak të…