BE-ja diskuton mbi çështjet aktuale, përfshirë edhe takimin e fundit në Tiranë

13 maj 2019 | 00:14

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen nesër në Bruksel për të diskutuar lidhur mbi çështje aktuale në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Në mbledhjen e Këshillit, të kryesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Federica Mogerini, do të merret në konsideratë situata në Venezuelë.

“Ministrat pritet të flasin edhe për takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë,” thuhet në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.

Ministrat do të diskutojnë për Libinë, veçanërisht mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e mundshëm të ndërmarrë nga BE për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Po ashtu, do të diskutohet situata në rajonin Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Çadi, Mali, Mauritania dhe Nigeria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën ka përfunduar procesi i brendshëm zgjedhor në degën…