BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformën gjyqësore
03 mars 2026
| 12:51
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar kryetarin në largim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.
Orav shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Zogajt në reformën gjyqësore, në përputhje me angazhimet e Kosovës për Sundimin e Ligjit, duke theksuar nevojën që udhëheqja e re e Këshillit të vazhdojë të punojë në të njëjtën rrugë drejt një sistemi drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efikas.
Si partneri më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformën gjyqësore nëpërmjet financimit të ri IPA (15 milionë euro) dhe Planit të Rritjes.



