BE-ja e quan të drejtë mosakreditimin e universiteteve dhe kolegjeve në Kosovë

16 korrik 2019 | 19:18

Bashkimi Europian (BE) ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri universiteteve publike, atë të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Përmes një deklarate dërguar mediave, BE-ja ka theksuar se arsimi është prioritet i tyre për Kosovën, teksa përmirësimi në këtë fushë është absolutisht i nevojshëm.

”Më 15 korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), ka marrë vendim për të ndalur akreditimin e tre universiteteve publike dhe katër kolegjeve private. Ky vendim ka ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2019/2020. Ne e kuptojmë që këto universitete do të vazhdojnë të operojnë, dhe që studentët tashmë të regjistruar në vitet e tjera do vazhdojnë pa ndërprerje vitin e ri akademik. Ky vendim ishte i vështirë por i drejtë, dhe në vijë me mandatin e Agjencisë për sigurimin e arsimit cilësor. BE-ja mbështet rolin dhe pavarësinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesit, sidomos ato në nivelin politik”.

“Çka është në rrezik është objektiva e arritjes së arsimit cilësor të lartë për të gjithë studentë në Kosovë. Ky vendim shpresojmë të hapë rrugën që këto universitete të përmirësojnë cilësinë e performancës dhe shërbimeve të tyre ndaj studentëve. BE-ja ka qenë e angazhuar për shumë vite për arsim cilësor dhe vazhdon mbështetjen e saj për Kosovën në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e zyrës së BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëndija është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposht…