BE-ja i bën thirrje KPK-së ta zbatojë plotësisht reformën
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) u ka bërë thirrje gjithë anëtarëve që sa bashku të zbatojnë reformën në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Kjo thirrje është bërë në një takim që është zhvilluar me anëtarët e KPK-së.
Nga kjo zyrë kanë thënë se sundimi i ligjit është “parakusht thelbësor i BE-së”.
“Në një takim me Këshillin Prokurorial të Kosovës, BE-ja në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të saj që të zbatojnë së bashku dhe plotësisht reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të ruajnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Zyra e BE-së në Kosovë.
Ish-ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu ka akuzuar KPK për bllokim të reformës, duke e cilësuar si të kapur.
Edhe shoqëria civile ka akuzuar disa anëtarë të KPK-së që me veprimet e tyre po bllokojnë procesin e reformës



