BE-ja i kërkon Kosovës më shumë reforma në qeverisje lokale
04 maj 2022
| 16:27
Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, mbi rolin që kanë komunat në zbatimin e planit të BE-së për ekonomi dhe investime.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka treguar se BE-ja ka nisur edhe asistencën për Kosovën në këtë drejtim.
“Diskutuam më ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, për rolin e komunave në zbatimin Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së. Ndihma të konsiderueshme janë rrugës. Kosova duhet të përparojë me reforma”, ka shkruar Varhelyi.



