BE-ja investon 700 mijë euro për fuqizimin e Zyrës së Auditimit në Kosovë

08 nëntor 2019 | 12:24

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka mbajtur të premten  konferencën hapjes së projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”.

Projekti financohet nga BE-ja dhe do të zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë, me mbështetjen e institucioneve supreme të Auditimit të Kroacisë, Çekisë, Letonisë, Lituanisë dhe Portugalisë.

Projekti përbëhet nga tri komponentët, Komunikimi me qytetarë, Parlamentin dhe palët e tjera të interesit.

Vlera e projektit kap shumën prej 700 000 euro dhe pritet të realizohet brenda 18 muajve.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se projekti do të fuqizojë kapacitetet e institucioneve të ZKA-së, si dhe do të ndihmojë Kosovën drejt rrugës së integrimit në BE. “Projekt i mirë për faktin se ne kemi mundësi të përparojmë dhe ta ndihmojmë Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane. Që të bësh bashkë 5 vende të BE dhe t’i sjellim bashkërisht me ndihmën e BE-së në Kosovë që të ndihmojë auditorët e Kosovës do të thotë te kemi një ditë të shënimit. Kosova ka krijuar një miqësi. Polonia na ka mundësuar që për herë të parë të fuqizojmë kapacitetet e auditorit”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani e…