BE-ja merr hap ligjor kundër Polonisë

03 prill 2019 | 17:15

Bashkimi Evropian (BE) ka ndërmarrë hap ligjor kundër Polonisë, pas pretendimeve se ligjet e fundit të prezantuara nga Qeveria dëmtojnë pavarësinë e gjyqtarëve, transmeton “Associated Press”.

Komisioni ekzekutiv i BE-së ka thënë të mërkurën se i ka nisur këtij shteti një vërejtje zyrtare, njëherësh hapin e parë kundër Polonisë, meqë kërkon përgjigje nga ky shtet rreth shqetësimeve që ka komisioni brenda dy muajve.

Bazuar në një prej ndryshimeve ligjore, gjyqtarët mund të jenë subjekt i hetimeve displinore dhe mund të sanksionohen nëse autoritetet vlerësojnë se vendimet e tyre kanë qenë joadekuate.

Zëvendëspresidenti i Komsionit Evropian, Frans Timmermans, ka thënë se masat displinore, që janë prezantuar për gjyqtarët më 2017, duket se “i kthen këta të fundit në subjekt për kontroll politik”.

Timmermansi ka thënë se rregullat “zbehin pavarësinë e gjyqtarëve”

Sipas tij, Polonia tani ka mundësi të sqarojë këto ndryshime, apo të ndryshojë mendimin për zbatimin e këtyre ligjeve.

Përveç tjerash, Komisioni ka vlerësuar se është duke vepruar si ruajtës i sundimit të ligjit në Poloni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e…