
BE-ja miraton paketën e fundit të sanksioneve ndaj Rusisë
23 tetor 2025
| 12:35
Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar paketën e fundit të sanksioneve ndaj Rusisë, ka njoftuar të enjten shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.
“Sapo miratuam paketën tonë të 19-të të sanksioneve. Ajo synon bankat ruse, bursat e kriptovalutave, subjektet në Indi dhe Kinë, ndër të tjera”, ka shkruar Kallas në platformën “X”.
BE-ja është duke frenuar gjithashtu lëvizjet e diplomatëve rusë “për të kundërshtuar përpjekjet e destabilizimit”, ka theksuar Kallas.
“Është gjithnjë e më e vështirë për (presidentin rus Vladimir) Putin të financojë këtë luftë”, ka shkruar Kallas në lidhje me luftën në Ukrainë, e cila do të shënojë përvjetorin e saj të katërt në fillim të vitit të ardhshëm.