BE-ja mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës
05 dhjetor 2025
| 16:41
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka mirëpritur marrjen e detyrës nga kryetarët dhe asamblistët komunalë në 20 komuna të vendit, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse.
Përmes një njoftimi, Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se ky hap është i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen.
“Sot kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave morën detyrën në 20 komuna të Kosovës pas zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse. BE-ja në Kosovë mirëpret dorëzimin pa probleme të qeverisjes komunale, duke përfshirë edhe 4 komunat veriore. Ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”, është thënë në reagimin e Zyrës së BE-së.



