BE-ja ndan 1.2 miliard euro për Ukrainën

03 mars 2022 | 16:52

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, ka njoftuar se BE-ja ka ndarë 1.2 miliard euro për të ndihmuar Ukrainën në përballjen e saj me agresionin rus.

Së paku 600 milionë euro do t’ia sigurojnë në mars, pa kushte.

“Jam i nderuar që sot nënshkrova memorandumin e mirëkuptimit për rreth 1.2 miliard euro për ndihmë makrofinanciare nga BE-ja për Ukrainën. Kjo do të ofrojë mbështetje për qeverinë ukrainase, duke ndihmuar për të financuar nevojat e tyre derisa po luftojnë heroikisht kundër agresionit barbar të Rusisë”, ka thënë ai.

Ukraina në vazhdimësi ka bërë thirrje për ndihma më të mëdha nga aleatët e saj perëndimorë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe financiar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Thomas Straksoshës po shndërrohet në telenovelë. Lazio…