BE-ja ndan 902 milionë euro për ndërtimin e fabrikës së baterive në Gjermani

12 janar 2024 | 08:41

Prodhuesi suedez i baterive me litium dhe jon, Northvolt, ka marrë miratimin e BE-së për një paketë të konsiderueshme ndihmë shtetërore gjermane prej 902 milionë eurove.

Të gjitha këto para do të shkojnë në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e baterive të veturave elektrike në Heide, Gjermani.

Kjo mbështetje financiare, thuhet të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e varësisë nga karburantet.

Northvolt kishte konsideruar ndërtimin e fabrikës në SHBA, përmes subvencioneve bujare nga shteti amerikan.

Megjithatë, kompania ra dakord që në përputhje me ofertën e re nga BE, fabrika të ndërtohet në Gjermani.

Komisioni Evropian ka theksuar rëndësinë strategjike të kësaj ndihme, dhe e ka cilësuar si më e pakta që mund të bëhet për të nxitur investimet në Evropë.

Oferta përfshin një grant direkt prej 700 milionë eurosh, dhe garanci prej 200 milionë të tjerave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Behar Gjoka Debati se kritika letrare është ndërmjetës me…