BE-ja pajtohet të shqyrtojë kërkesën për anëtarësim nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia

07 mars 2022 | 21:19

Aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, do të shqyrtohen nga Komisioni Evropian.

Vendimi për të shqyrtuar aplikimet janë marrë nga ambasadorët e BE-së dhe duhet të nënshkruhet nga Këshilli Evropian – por një gjë e tillë është përshkruar si procedurë formaliteti, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesit e vendeve të përhershme anëtare, kanë diskutuar për aplikimet që i pranuan javën e kaluar, në një takim të mbajtur sot dhe janë pajtuar që t’i bëjnë thirrje Komisionit për të prezantuar opinionin për secilin prej këtyre shteteve.

Megjithatë për këtë do të nevojitet të kalojë një kohë, opinioni i dhënë nga Komisioni mund të kërkon deri në 18 muaj që të përgatitet.

E nëse rezulton i suksesshëm, procesi për t’ju bashkuar BE-së kërkon vite të tëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premier Liga dhe EFL po vazhdojnë të tregojnë solidaritet me…