BE-ja pezullon programet shkencore dhe kërkimore me Rusinë

04 mars 2022 | 15:29

Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me Rusinë, për sa i përket programeve shkencore, kërkimit dhe inovacionit, pas pushtimit rus të Ukrainës, sipas një deklaratë të Komisionit Evropian të premten, shkruan “CNN”.

Bashkimi Evropian (BE) ka pezulluar gjithashtu pagesat për subjektet ruse sipas kontratave ekzistuese dhe “nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë apo asnjë marrëveshje të re” me to.

“Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë”, ka thënë Margrethe Vestager nga BE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak se nesër,…