BE-ja: Presim zgjedhje transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare

07 janar 2021 | 13:54

Bashkimi Evropian (BE) pret që Kosova të mbajë zgjedhje kredibile dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë të mund të ecë përpara.

Kështu ka shkruar në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

“Ne kemi marr njoftimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara”, ka shkruar ajo.

Më tutje, ajo ka thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë për të promovuar agjendën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka…