BE-ja prezanton 8 vendet që do të jenë qendra të super-kompjuterëve

09 qershor 2019 | 17:44

Bashkimi Evropian ka prezantuar tetë shtetet në Evropë të cilat do të shërbejnë si qendra të super-kompjuterëve, të parët e këtij lloji në kontinentin e vjetër.

Evropa synon të shndërrohet në një “parajsë” të super-kompjuterëve, me rreth një miliardë dollarë investime.

Vendet të cilat do të jenë pritëse të këtyre kompjuterëve janë qytetet Sofja (Bullgari), Ostrava (Çeki), Kajaani (Finlandë), Bolonja (Itali), Bisen (Luksemburg), Minho (Portugali), Maribor (Slloveni) dhe Barcelona (Spanjë).

“Këto qytete paraqesin një burim strategjik për të ardhmen e industrisë evropiane, njëkohësisht do të na ndihmojnë të përparojmë në teknologjitë e së ardhmes, siç janë interneti, inteligjenca artificiale, robotika dhe analitika e të dhënave”, ka deklaruar Andrus Ansip, zëvendëspresident i Komisionit Evropian për Tregun Unik Dixhital.

Industria globale e superkompjuterimit aktualisht dominohet nga SHBA-të dhe Kina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm dy vjet pas divorcit të shumëpërfolur me Johnny Depp,…