BE-ja pritet të zhvillojë “pasaportën Covid-19”

28 prill 2020 | 17:29

Bashkimi Evropian po planifikon të zhvillojë disa dokumente udhëtimi të përbashkëta për të gjitha shtetet anëtare, pas zhvillimeve që lidhen me pandeminë Covid-19.

Ministrat e Turizmit të shteteve anëtare të BE-së u dakorduan në video konferencën që kishte për temë gjendjen e turizmit evropian, ndikimin, masat dhe kushtet për ardhjen e turistëve.

Ministri i Turizmit i Kroacisë, Gari Kapel Cappelli nënvizoi se përfundimet e nxjerra nga takimi janë se duhet të ketë një plan të përbashkët për të dalë nga kriza dhe se një protokoll udhëtimi i cili do të përfshijë aspektet e sigurisë dhe shëndetit, parashikon krijimin e një dokumenti të përbashkët, diçka në formën e një “pasaporte Covid-19″, e cila do të ishte e vlefshme në të gjitha vendet anëtare të BE-së për vajtje dhe ardhjet turistike.

I pyetur nga mediat për mundësinë e vendosjes së një korridori për trafikun turistik, ai tha se për këtë do të ketë një pajtim deri në fund të majit, nëse jo në një zonë të përbashkët, atëherë do të jetë bilaterale me vendet e interesuara.

“Deri më tani, ne kemi tashmë një numër të respektueshëm të vendeve që janë të interesuara”.

Ai shtoi se turizmi është thelbësor për të kursyer dhe forcuar disa ekonomi evropiane, siç janë Italia dhe Spanja, në të cilat, si në Kroaci, turizmi përbën një pjesë të lartë të GDP-së së përgjithshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar që…