
BE kërkon të respektohet vendimi i Gjykatës dhe të krijohet shumica për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Zyra e BE-së në Kosovë ka kërkuar nga partitë ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Aty thuhet se duhet të ketë kompromis për ta zgjidhur ngërçin.
Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, ka reaguar pasi që Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me situatën në Kuvend. Nga BE është thënë se Kushtetuesja ka ‘‘ka dhënë sqarime të rëndësishme’’.
Po ashtu, BE u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë kompromisin dhe t’i përmbahen vendimit të Gjykatës.
Pos kësaj, nga BE është theksuar edhe se më s’ka kohë për të humbur në një ngërç politik.
‘‘Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!’’, thuhet në reagim.