BE ndan 5 milionë euro shtesë për luftën kundër Ebolës në Kongo

09 qershor 2026 | 08:16

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndajë edhe 5 milionë euro shtesë për të mbështetur luftën kundër shpërthimit të fundit të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos. Njoftimi u bë gjatë vizitës së Komisioneres Evropiane për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, në rajonin e prekur.

Pas mbërritjes në Bunia, qendra kryesore logjistike e operacioneve kundër Ebolës në provincën Ituri, Lahbib bëri të ditur se fondet e reja do të shërbejnë për ngritjen e qendrave rajonale të diagnostikimit në zonat më të goditura nga virusi. Ky vendim vjen në një kohë kur përhapja e Ebolës po vazhdon me ritme shqetësuese në Afrikën Qendrore.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më tani janë regjistruar afro 500 raste të konfirmuara, ndërsa situata është klasifikuar si emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik.

“Bashkimi Evropian po e trajton këtë situatë me prioritet të lartë. Që në momentet e para të shpërthimit kemi reaguar shpejt për të ofruar ndihmë dhe do të vazhdojmë të mbështesim autoritetet lokale”, deklaroi Lahbib.

Ajo theksoi se investimi i ri do të mundësojë testime më të shpejta dhe më të sakta në zonat e prekura, duke ndihmuar institucionet shëndetësore të identifikojnë dhe izolojnë rastet në kohë.

Në raportin e fundit të publikuar të shtunën, OBSH njoftoi për 452 raste të konfirmuara dhe 82 viktima në Republikën Demokratike të Kongos. Shpërthimi i Ebolës u shpall zyrtarisht tre javë më parë, ndërsa specialistët paralajmërojnë se, pa masa efektive, ai mund të shndërrohet në një nga epidemitë më të mëdha të regjistruara ndonjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helikopter ushtarak amerikan i tipit Apache është rrëzuar të…