
BE pezullon takimet me Kurtin, reagon Hoti: Kjo situatë është e tmerrshme!
28 gusht 2025
| 21:13
Deputeti i LDK-së, Avdullah hoti, ka reaguar pasi BE-ja ka pezulluar takimet me Qeverinë në detyrë.
Hoti përmes një reagimi në Facebook tha se kjo situatë është e tmerrshme.
Ai tha se ‘kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës’.
“Kjo situatë është e tmerrshme.Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë. Kjo ndodh kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore. Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës” shkruan Hoti raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë: