BE propozon heqjen e taksave për importet nga Ukraina

27 prill 2022 | 14:47

Pas një kërkese nga Ukraina, Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një sërë masash të përkohshme që do t’i mundësonin Ukrainës “të ruajë pozicionin e saj me pjesën tjetër të botës dhe të thellojë më tej marrëdhëniet e saj tregtare” me Bashkimin Evropian, shkruan CNN.

Komisioni tha se pushtimi rus i Ukrainës “ka pasur një ndikim negativ në aftësinë e Ukrainës për të bërë tregti me pjesën tjetër të botës”. Dhe për të zbutur ndikimin ekonomik të agresionit, Komisioni shpjegoi se ishte “e përshtatshme dhe e nevojshme” për të rritur marrëdhëniet ekonomike midis BE-së dhe Ukrainës.

BE pritet të heqë të gjitha taksat, detyrimet e importit për produktet industriale, frutat dhe perimet, si dhe heqjen e kuotave për produktet bujqësore dhe të përpunuara bujqësore.

Në këtë propozim, Komisioni shpreson se këto masa do të “krijonin kushtet për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare” me qëllim “integrimin gradual të Ukrainës në tregun e brendshëm të BE”.

Propozimi pritet të nënshkruhet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në komunën e Drenasit…