BEBE REXHA FESTON DITËLINDJEN ME VALLE SHQIPTARE

31 gusht 2019 | 20:56

Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, festoi 30-vjetorin e saj të lindjes.

Në këtë ditë të veçantë ajo i dedikoi vetes së saj një këngë, ku tregonte se tani që është 30 vjeçe është më e fortë dhe asgjë nuk e mposht.

Më pas këngëtarja për të bërë pak zhurmë publikoi në Instagram një foto topless ku dukej shumë bukur.

Dita e saj ishte e mbushur me surpriza, megjithatë ne na ka pëlqyer më shumë festa e saj e ditëlindjes.

Bebe Rexha ka zgjedhur që në këtë ditëlindje të tregojë origjinën e saj dhe në festë nuk kanë munguar vallet dhe muzika popullore shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, është takuar…