Bebe Rexha përfundon në spital (Foto)

29 maj 2019 | 15:45

Bebe Rexha ka përfunduar në spital. Këngëtarja ka publikuar një foto në llogarinë e vet në “Instagram” nga spitali, e veshur me rrobat e spitalit.

“Jam mirë, faleminderit Zotit”, ka shkruar Bebe, e cila nuk ka treguar arsyen përse ndodhet në spital.

Nuk dihet nëse ajo ka pasur probleme shëndetësore apo do jetë pjesë e një videoklipi të ri.

Bebe ka lajmëruar së fundmi se do sjellë bashkëpunimin me “The Chainsmokers”. Kënga do publikohet në 31 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e tretë e turneut të “Roland Garros” nuk dhuroi…