Bebe Rexha së shpejti nis turneun e saj muzikor

07 korrik 2019 | 13:45

Këngëtarja Bebe Rexha së shpejti do të nisë turneun e saj muzikor.

Lajmin e ka bërë me dije vet Rexha në llogarinë e saj në “Instagram”.

Bebe Rexha ka thënë se turneu “Call You Mine” do të vijë shumë shpejt, derisa është shprehur e emocionuar teksa ka treguar momente nga përgatitja e këtij turneu.

“Turneu po vjen së shpejti. Jam kaq e emocionuar”, ka shkruar ylli i muzikës pop.

Bebe është duke arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Këngët e saj janë kthyer në hite dhe kanë qenë mjaft të pëlqyera nga publiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e së shtunës është shpallur Miss Shqipëria 2019. Kurorën…