Bebes së lindur gjatë koronavirusit, prindërit ia lënë emrin Dezinfektues

19 prill 2020 | 15:36

Është kohë mjaft e përçudshme për të sjellë në jetë një fëmijë të ri gjatë kësaj kohe të pasigurt të karantinave dhe krizave të gjithanshme që ka shkaktuar i tmerrshmi koronavirus.

Por, dy prindër të ri kanë zgjedhur për fëmijën e tyre një emër që do ta kujtojë këtë kohë edhe në të ardhmen.

Me njerëzit që po nxiten të lajnë duart për të reduktuar shkallën e transmetimit të sëmundjes, çifti ka vendosur ta quaj fëmijën e tyre Dezinfektues (Sanitizer).

Ata kanë thënë se zgjodhën atë emër sepse dezinfektanti kishte kapacitetin të luftonte kundër virusit, dhe shtuan se stafi mjekësor po qeshte kur ata njoftuan për emrin, shkruajnë mediet indiane.

“Kurdo që njerëzit të flasin për koronën, ata do të kujtohen se dezinfektuesit i shpëtuan”, ka thënë Omvir Singh nga Saharanpuri i Indisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivitetet sportive në Kosovë janë pezulluar prej disa javësh për…